×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli kujton Luan Haradinajn, tregon për rrugëtimet e tyre për në Tropojë

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar heroin Luan Haradinaj, në 23 vjetorin e rënies së ti.

    Në një shkrim në rrjete sociale, Veseli thotë se rruga që mban emrin e Luan Haradinajt, ia kujton atij udhëtimet e përbashkëta që i kanë bërë nëpër Tropojë.

    Tutje, Veseli tregoi edhe momentet kur morën lajmin për vrasjen e Luanit.

    Postimi i plotë i Veselit:

    23 vjet më parë, ra në fushën e betejes Luan Haradinaj, njëri nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rruga që mban emrin e tij, më kujton rrugëtimet e vështira që kam bërë me të kur jemi nisur prej Tropojës, dhe kemi kaluar kufirin afër Rrasën së Zogut për të dalë në Jabllanicë. Lajmi për vrasjen e tij na tronditi rëndë të gjithëve dhe ende sot e kujtoj me dhimbje atë moment.

    Rruga që zgjodhi Luani, ishte rruga fisnike e luftës për liri që ka bërë të mundur ditët e pavarësisë që gëzojmë sot. Sakrifica sublime e tij dhe e shumë heronjve të tjerë, duhet të shërbej si burim frymëzimi për të gjitha brezat e ardhshëm, të cilët nuk duhet ta marrin lirinë të mirëqenë. I paharuar qoftë kujtimi i Luanit dhe i gjithë luanëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që me gjakun e derdhur shkruajtën kapitullin më të ndritur të historisë bashkëkohore të kombit shqiptar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.