×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i Sindikatës së mjekëve në Kosovë: Ministria e Financave po na bën presion për reduktimin e listave

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është duke kërkuar nga ana e Qeverisë saktësisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave që të ndajnë mjete shtesë për punëtorët shëndetësor nga Pakoja Fiskale Emergjente- Masa 6.

    Kreu i kësaj Federate, Blerim Syla për Gazetën Express ka deklaruar se po bëhen presione nga ana e Ministrisë së Financave mbi menaxherët e Klnikave që t’i reduktojnë listat e punëtorëve shëndetësor që përfitojnë nga kjo masë e Qeverisë. Në të kundërtën sipas Sylës, do t’i drejtohen Avokatit të Popullit dhe Gjykave për këtë çështje.

    ““Që ng data 11 mars i kamë dërgu më shumë se gjashtë kërkesa tek krerët e shtetit duke ia bërë me dije se po përgaditet diçka nga e cila jo të gjithë do të jenë të kënaqur. Punëtorët shëndetësor janë të pakënaqur me këto ndasime. 20 për qint e punëtorëve janë përjashtuar nga kjo pako. Kemi raste kur punëtorët punojnë në të njejtin vend e njëri është stimulu e tjetri jo nga ana e Qeverisë. Kanë bërë trysni tek menaxherët që t’i largojnë nga lista punëtorët shëndetësor. Ministria e Financave ka dërgu letër tek menaxhmenti që të pastrohen listat pa kurfarë baze”, deklaroi Syla.

    Tutje ai thotë se për këtë punë planifikojnë që t’i drejtohen edhe gjykatave si dhe Avokatit të Popullit.

    “Ne jemi duke i mbledhur ankesat dhe gjatë ditëve në vijim do t’i adresohemi avokatit të Popullit se këtu kemi të bëjmë me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe të punëtorëve. Mesiguri do të bëjmë edhe ankesa në Gjykata nëse kërkesat tona nuk përfillen deri më 15 maj. Ne do t’i përdorim të gjitha mjetet tona juridike. Punëtorët shëndetësor janë duke e kry një punë shembullore gjatë këtyre ditëve”, sqaron Syla.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.