
Komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim nga Hungaria, Oliver Varhelyi, tha se zgjidhjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të zgjidhen pas zgjedhjeve të Serbisë, që do të mbahen më 21 qershor të këtij viti.
Ai në një intervistë për DW tha se në samitin virtual të BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet sot duhet të dërgohet një sinjal i qartë: BE kërkon të investojë në mënyrë strategjike megjithë krizën e koronavirusit.
“Besoj, se do të kemi një mundësi pas zgjedhjeve në Serbi (21.qershor 2020, shën.red.). Shpresoj që pastaj të fillojmë shumë shpejt të punojmë për një zgjidhje. Kam parë sinjale shumë pozitive në lidhje me virusin Corona. „Korsitë e gjelbra” që u ngritën në të gjithë unionin për lëvizjen e lirë të mallrave dhe kamionëve të transportit janë ngritur po ashtu edhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ky është një sinjal pozitiv shumë premtues, kur të bëhet fjalë që të zgjidhim edhe problemet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë”.
Ai po ashtu foli edhe për rolin e SHBA-së në negociatat Kosovë-Serbi duke thënë se SHBA është një partner strategjik i BE-së.
“Shikoni këtu nuk bëhet fjalë për një garë. Ky problem është shumë më i rëndësishëm, se pyetja, se kush do të marrë kurorën e dafinave në fund me suksesin e negocimit. E rëndësishme është që të kemi një zgjidhje. Ne jemi partnerët strategjikë të SHBA në këtë rajon dhe duhet të punojmë së bashku. Për sa i përket kontributit tim, jam më se i gatshëm që të luaj një rol këtu. Do të angazhohem as më shumë të jetë e mundur”.