×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Studimi: Lloji i ri i koronavirusit përhapet më shpejt

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Një studim i ri i udhëhequr nga qeveria amerikane ka zbuluar se një lloj të ri të koronavirusit po përhapet në të gjithë botën më shpejt sesa llojet e mëparshme.Sipas studimit të udhëhequr nga shkencëtarët në Laboratorin Kombëtar të Los Alamosit, lloji i ri, një mutacion i koronavirusit origjinal, u zbulua tre muaj më parë në Evropë. Virusi arriti shpejt në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara përpara se të bëhej lloji më dominant në botë që nga mesi i marsit.

    Shkencëtarët, të cilët përpiluan raportin thanë se gjetjet e tyre kanë nxitur një “nevojë urgjente për një paralajmërim të hershëm” për prodhuesit e vaksinave dhe ilaçeve për të gjetur zgjidhje që do të jenë efektive kundër llojit të ri të virusit. Lloji i ri ka infektuar me shpejtësi shumë më tepër njerëz sesa versionet e mëparshme që u përhapën përtej qytetit të Wuhanit në Kinë, thuhet në raport. Brenda disa javësh, ai ishte i vetmi lloj në vendet e prekura nga koronavirusi.

    Studimi gjeti se soji i ri ishte më infektiv, megjithëse ende nuk dihen arsyet. Versioni i ri nuk duket të jetë më vdekjeprurës se ai origjinal, megjithëse njerëzit e infektuar nga ky lloj duket se kanë nivele më të larta virale. Studimi paralajmëron se nëse pandemia nuk dobësohet pas ngrohjes së motit, virusi mund të vazhdojë të ndryshojë ndërkohë që puna për prodhimin e një vaksine dhe gjetjen e trajtimeve të tjera mjekësore vazhdon.Autorët e studimit thanë se efektshmëria e trajtimeve të reja mjekësore mund të jetë e kufizuar nëse komuniteti shkencor global nuk i identifikon më parë rreziqet që paraqet versioni i ri i koronavirusit. Laboratori Kombëtar i Los Alamosit, me qendër në shtetin jug-perëndimor amerikan të Nju Meksikos, është pjesë e Departamentit amerikan të Energjisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.