Sonte vetëm një rast i ri me Coronavirus është shënuar në Kosovë, përderisa asnjë rast i ri nuk është regjistruar në Komunën e Istogut. Deri më tani nga kjo Komunë tetë persona janë prekur nga ky virus, përderisa për një qytetar të Istogut është thënë se ka vdekur nga Coronavirusi, raporton portali “Front Online”.
“Me COVID-19 deri tani të konfirmuar 8 persona, një e vdekur e lajmëruar si COVID-19, rasti është nën hetime për shakatarin e vdekjes”, ka thënë për “Front Online” drejtori për Shëndetësi në Komunën e Istogut, Musë Osmanaj.
Sipas tij, i vdekuri nga kjo Komunë për të cilin u tha se ishte i prekur nga Coronavirusi, realisht kishte pasur sulm në tru.
Përndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Coronavirusi në Kosovë ka arritur ne 856, ku 340 raste janë aktive, 490 pacientë janë shëruar, ndërsa 26 veta janë raportuar si të vdekur nga COVID-19. /Front Online/