×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV-ja kërkon të rishpallen zgjedhjet në Podujevë, LDK-ja dhe PDK-ja të gatshëm për garë

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Më 15 mars të këtij viti ishin paraparë që të mbaheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës. Por, përhapja e Coronavirusit në vend, dhe shfaqja e rasteve të para në po këtë komunë e pamundësuan këtë proces.

    Ishte presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ai i cili një ditë para mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, pra me 14 mars, mori vendim për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë, pas pranimit të rekomandimit nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

    E për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve nuk është caktuar ndonjë datë e re, teksa komuna tanimë është në duart e nënkryetarit Nexhmi Rudari.

    Rudari: Jam i gatshëm për zgjedhje kurdo që shpallën ato

    Rudari i cili vie nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e që njëherësh është edhe kandidat i kësaj partie për zgjedhje të reja, ka thënë për “Front Online” se detyrën e kryetarit në Podujevë është duke e ushtruar bazuar në kompetencat që i janë dhënë me ligj.

    “Në aspektin e obligimeve dhe të përgjegjësive që i kam, është e rregulluar edhe me ligj. Unë e ushtroj funksionin e kryetarit të komunës me të gjitha kompetencat, sikur të jem kryetar i zgjedhur. Megjithatë do të ishte më mirë që të jem i zgjedhur edhe formalisht”, ka thënë Rudari.

    Ndërsa i pyetur se a është i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve pas lehtësimit të masave nga ministria e Shëndetësisë, ai ka thënë që është mëse i gatshëm.

    “Unë mendoj që organet relevante në këtë rast Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, duhet të japin rekomandim, vlerësimet e tyre profesionale dhe pastaj presidenti me marrë vendim. Unë jam i gatshëm që nesër nëse mbahen zgjedhjet, por duhet të presim edhe rekomandimet e institucioneve relevante”, ka thënë ai për “Front Online”.

    Fetahu: Jemi të gatshëm të vazhdojmë aty ku kemi mbetur

    Në anën tjetër kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim Fetahu, po ashtu ka theksuar se është i gatshëm që ta vazhdojë procesin aty ku ka mbetur.

    Por, thotë se duhet pasur parasysh edhe situatën me Covid-19.

    “Tani jemi në kohë të pandemisë, ju e dini që është në pyetje gjendja shëndetësore. Janë organet kompetente ato që vendosin për mbajtjen e zgjedhjeve. Kurdo që ato vendosin do të jemi të gatshëm që të vazhdojmë aty ku kemi mbetur”, ka thënë Fetahu për “Front Online”.

    Bulliqi: Procesi nuk duhet të vonohet, kushtet për zgjedhje janë krijuar

    Mosvonim të procesit ka kërkuar kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi. Sipas tij kushtet për t`u mbajtur këto zgjedhje janë krijuar.

    “Tani për tani Podujeva shquhet prej komunave që ka numrin shumë të vogël të të infektuarve dhe ata me sa kam informacion janë të shëruar të gjithë. Aktualisht nuk kemi asnjë rast të paraqitur në komunën tonë, dhe aktualisht nuk shoh asnjë arsye shumë të madhe që të shtyhet edhe më tutje ky proces dhe unë besoj që pasi janë krijuar këto kushte, do të ishte mirë që nga ana e presidentit të vendit që sa më parë të hapet rrugë dhe të vazhdohet aty ku ka mbetur ky proces”, ka thënë ai.

    E për sa i përket gatishmërisë për të marrë pjesë në këto zgjedhje, Bulliqi ka theksuar se vetëm po presin krijimin e kushteve të përshtatshme dhe shpalljen e zgjedhjeve.

    “Po mos të kishim qenë të gatshëm nuk do t`i kishim hyrë kësaj gare. Ne po presim që të krijohen kushtet e përshtatshme dhe normal të hapet rruga për mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor dhe sigurisht që ne si Lëvizje Vetëvendosje jemi të gatshëm që të fillojmë këtë proces”, ka thënë ai për “Front Online”.

    Front Online ka provuar gjatë ditës që të marrë një përgjigje edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me mundësinë e rishpalljes së zgjedhjeve në Podujevë, por kontakti me ta ka qenë i pamundur./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.