
Fotografitë e publikuara të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë një shfaqjeje në publik janë shoqëruar me mjaft dyshime. Të shumtë janë njerëzit që mendojnë se në fotografi nuk është lideri i “Mbretërisë eremite” por një sozi e tij.
Në median shtetërore u transmetua një video ku shfaqej lideri 6 vjeçar që priste shiritin gjatë një inaugurimi të një fabrike. Kjo u bë për të hedhur poshtë zërat që thoshin se Kim Jong Un ishte në një gjendje të rëndë, ose kishte vdekur.
Por pamjet nuk bënë gjë tjetër veçse shtuan dyshimet. Midis personit në këto pamje dhe atij të marrë nga videot e mëparshme ka ndryshime sa i përket vijës në flokë, dhëmbëve e gjithashtu edhe fytyrës.
Është fakt që në të kaluarën lideri koreano-verior ka përdorur sozi dhe madje në vitin 2017 ka fotografi që e tregojnë atë duke folur me disa prej tyre.
