×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    E zuri mbyllja e kufijve në Shqipëri, infermierja që jeton në Itali i përvishet punës

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Mes bluzave të bardha që shërbejnë çdo ditë në Qendrën Spitalore Universitare është edhe Valbona Krasniqi e cila banon në bari të Italisë ku punon prej vitesh si infemiere në një spital.

    Në një video të publikuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama ajo tregon se mbyllja e kufijve e zuri në Shqipëri dhe nuk mund të mos e vishte bluzën e bardhë për të shërbyer për pacientët në nevojë.

    “Unë jam Valbona Krasniqi, banoj në Bari të Italisë. Këtu ndodhem se po ndjek një master profesional. Me mbylljen e kufijve mbeta këtu. Thashë ndihmën time përse mos ta jap këtu. Nuk e imagjinoja dot të ndihesha vetvetja me këtë staf të mrekullueshëm. Këta e bëjnë punën me dinjitet”, tregon Valbona.


    Mes historive të rrëfyera në këtë video të shkurtër, bie në sy edhe historia e mjekut me origjinë nga Anglia Christopher Downing.

    Ai thotë se ka ardhur në Shqipëri që prej vitit 2001 dhe bashkë me bashkëshorten ka vendosur të japë kontributin e tij në mjekësinë shqiptare.

    “Unë erdha në vitin 2001 me një kamp veror me studentët e mjekësisë. Takova disa mjekë, dhe unë dhe gruaja ime zgjodhëm të vinim këtu për të ndihmuar mjekët dhe infermierët që punonin këtu. Kemi filluar të bëjmë disa trajnime duke krijuar disa protokolle për trajtimin e urgjencave”, shprehet ai.

    Krah videos kryeministri Edi Rama shkruan se vetëm në muajin e fundit këta mjekë kanë përballuar rreth 4000 vizita dhe 500 operacione.

    “Bluzat e bardha të Spitalit Universitar të Traumës ku sot priten të gjitha urgjencat kirurgjikale, vijojnë të bëjnë një punë heroike, duke përballuar me sukses rreth 4000 vizita dhe 500 operacione vetëm në muajin e fundit

    Heronjve të heshtur të urgjencës së këtij spitali i është bashkuar vullnetarisht edhe Valbona, infermiere në Bari të Italisë, të cilën mbyllja e kufijve e gjeti në Tiranë, por nuk nguroi të paraqitej për të dhënë kontributin e saj”, shkruan Rama.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.