×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Shkelja e Kushtetutës nga Kurti, Vitia e Sfeçla shkaktuan pasoja deri në humbjen e jetës së një të riu

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës janë në fuqi që të ruajnë rendin kushtues , jetën dhe të drejtat e njeriut.Sipas tij shkelja recidiviste e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nga kryeministri në largim, Albin Kurti, ministri në detyrë Arben Vitia si dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlja shkaktuan pasoja në shumë drejtime, deri edhe në humbjen e jetës së një të riu.Haradinaj tha se i bën thirrje qeverisë në largim që të kthehet në kushtetutshmëri të ligjeve që të ruhet rendi, ligjshmëria dhe jeta e qytetarëve.

    Postimi i plotë:
    Të nderuar qytetarë,Kushtetuta dhe ligjet e aplikueshme të Kosovës janë në fuqi që të ruajnë rendin kushtetues, jetën dhe të drejtat e njeriut. Shkelja recidiviste e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nga Kryeministri në largim, Albin Kurti, Ministri në largim Arben Vitia dhe U.D i Ministrit në largim Xhelal Sveçla, fatkeqësisht shkaktuan pasoja në shumë drejtime deri edhe në humbjen e jetës së një të riu.

    Qeveria në largim, me qasje të njëanshme dhe autoritare shpërfilli vendimet e Gjykatës Kushtetuese, shpërfilli ligjet dhe protokollet për ofrim të ndihmës të domosdoshme shëndëtesore.I bëj thirrje Qeverisë në largim që të kthehet në kushtetutshmëri e respektim të ligjeve që të ruhet rendi kushtetues, ligjshmëria dhe jeta e qytetarëve të vendit.RH

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.