
Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë për media ka folur sot për rastin tragjik që ka ndodhur dje në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e ku një 26-vjecar nga Komuna e Gjilanit ka vdekur, pas rënies nga kati i 5, i konviktit numër 7, raporton “Front Online”.
Me këtë rast Vitia ka thënë që bashkëndjen me dhimbjen e familjarëve të viktimës, teksa është zotuar që të gjitha organet përgjegjëse për siguri do të punojnë për ta zbardhur këtë rast.
Ky është mesazhi i plotë i Vitisë, për familjen dhe qytetarët:
E nderuar familje!
Ne bashkëndjejmë me dhimbjen tuaj, dhe do të jemi pranë jush.
Jemi të ndërgjegjshëm që në raste të tilla fjalët dhe ngushëllimet nuk mjaftojnë. Hidhërimi e pikëllimi juaj, është edhe i yni
Të dashur qytetarë, të nderuara media. Shumë e dashur familje e dhe të afërm të të ndjerit.
Të bëhemi të fortë në këto çaste dhe t’i ofrojmë mbështetjen tonë atyre që kanë nevojë.
Të kujdesemi për secilin e të mos hezitojmë në asnjë rast të kërkojmë ndihmën e institucioneve, nëse ndihemi të rënduar nga rrethanat apo vështirësitë.
Na duhet forca, që ta mundim pandeminë dhe vuajtjet që lë ajo pas.
Të jemi më pranë njëri-tjetrit, e sigurisht edhe pranë familjes, e cila sot përjeton një dhimbje të madhe.