×
  • Lajme
  • Lajme

    Akreditimi online për institucionet e arsimit të lartë fillon më 14 maj

    FrontOnline
    03 Maj 2020

    Pas gjendjes së krijuar nga pandemia e Coronaviursit, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), pas shqyrtimit të kornizës së akreditimit dhe strategjinë e organizimit të akreditimit institucional dhe programeve të studimit në rrethanat e emergjencës shëndetësore, ka marrë vendim që Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) të zbatojë procesin e akreditimit në distancë. Në një intervistë për Radio Kosovën, Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, tha se për këtë proces të akreditimit,

    Agjencia e Kosovës për Akreditim do të fillojë nga data 14 maj të vlerësojë institucionet e arsimit të lartë, që kanë aplikuar për akreditim dhe ri-akreditim institucional dhe më pas për akreditimin e programeve të studimit. Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi tha për Radio Kosovën, se për shkak të pandemisë COVID-19 është pamundësuar ardhja e ekspertëve ndërkombëtarë, dhe kështu Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka autorizuar Agjencinë që të realizojë vlerësimin në distancë. Ai sqaroi se në konsultim me institucionet relevante të Kosovës, njoftimin e ENQA-s, agjencitë homologe të rajonit dhe Evropës, është arritur një përfundimin se e vetmja mundësi për të zhvilluar procesin e vlerësimit për akreditim, është që vizita e ekspertëve ndërkombëtarë të mundësohet në distancë.

    “Ka pasur një diskutim dhe konsultim në nivel të gjerë, me Këshillin Shtetëror të Cilësisë, institicionet vendore, donatorët ndërkombëtarë, agjencitë homologe në Evropë, me shoqërinë civile në Kosovë, etj, dhe kemi ardhur në përfundim se e vetmja alternativë ka qenë vlerësimi në distancë. Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka marrë një propozim nga Agjencia e Akreditimit dhe është miratuar me unanimitet, kështu që i ka lejuar Agjencisë që të bëjë vlerësimin, fillimisht institucional në distancë dhe pastaj programet akademike. Ideja është që i gjithë procesi do të jetë identik me vitet e kaluara, ku përjashtim bën vetëm vizita virtuale e ekspertit ndërkombëtar në institucion”, tha Gashi.

    Gashi, theksoi se për këtë proces është hartuar një udhëzim, i cili u është dorëzuar Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë, ku parashihet në detaje se si do të zhvillohen bisedat në distancë. I gjithë procesi do të zhvillohet ngjashëm me vitet e kaluara, por dallimi i vetëm do të jetë se intervistat me institucionet dhe përfaqësuesit e tjerë do të zhvillohen online.

    “Ekspertët do të kenë një lidhje virtuale me përfaqësuesit e institucioneve, duke filluar nga strukturat më të larta, rektoratet, dekanatet, zyrat e cilësisë, njësitë akademike, përfaqësuesit e studentëve e të tjera. Mendoj që kjo ka qenë alternativa e vetme. Krahas kësaj, kemi kontaktuar dhe jemi duke i kontaktuar Institucionet e Arsimit të Lartë, publike dhe private, ku Agjencia po u jep këshilla se si duhet t’i plotësojnë standardet dhe cilat janë standardet të cilat i kërkojnë ekspertët ndërkombëtarë”, theksoi Gashi.

    Drejtori i Agjencisë së Akreditimit, Naim Gashi, bëri të ditur se kanë pranuar mbi 200 kërkesa për akreditim të programeve akademike dhe 19 kërkesa për ri-akreditim ose akreditim institucional. Pritet që në fund të qershorit, do të jenë të gatshme edhe vlerësimet nga ekspertët.

    “Dinamikën e vlerësimit e përcaktojnë më shumë ekspertët ndërkombëtarë. Ne, në kohën maksimale kemi aranzhuar që vizitat në distancë të fillojnë nga 14 maji dhe kur do të arrijnë që ta kemi produktin final, besoj që në mbledhjen e fundit të qershorit ne do t’i kemi të gatshme vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë sa i përket akreditimit dhe ri-akreditimit institucional dhe më pas të fillohet menjëherë me vlerësimin e programeve akademike”, ka shtuar Gashi.

    Ai tha se po shpresojnë që ndërkohë të hapet Aeroporti i Prishtinës dhe të kenë mundësi ekspertët ndërkombëtarë të vijnë fizikisht në Kosovë. Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, është marrë mbi bazën e njoftimi të ENQA-s, sipas të cilit, Agjencisë për Akreditim i lejohet fleksibilitet në formën e vlerësimit në kohën e pandemisë globale.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.