×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Masa të rrepta për pushuesit në bregdetin e Shqipërisë

    FrontOnline
    02 Maj 2020

    Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Turizmit në Shqipëri po ndërtojnë një lloj “kushtetute” të të bërit plazh nën kërcënimin e COVID-19. Pas një pritjeje disajavore, me një industri turizmi që vlen sa një e katërta e prodhimit vjetor dhe të goditur shumë rëndë në 6 muajt e fundit, operatorët dhe klientët mund të shohin se cilat janë alternativat për këtë sezon veror në Shqipëri.

    Në draftin e përgatitur nga dy ministri, theksohet se protokolli do të jetë i vlefshëm pasi të miratohet, vetëm nëse qeveria shqiptare do të urdhërojë lehtësimin e masave për të shkuar në plazh, shkruan KOHA.

    Broshura informuese, mbrojtje specifike e stafit, monitorim vizitorësh, si matje e temperaturës e deri te kollitja, inventar vetëm për COVID19, dezinfektim konstant, 1.2 metër distancë nga tavolinat e ngrënies, 3 metra distancë kur je në ujë, 3.5 metra distancë ndërmjet çadrave dhe një certifikatë për t’u shpallur i sigurt…, janë vetëm disa nga masat që do të duhet të marrin pikat turistike si dhe duhet të zbatojnë të gjithë vizitorët nëse do të duan të bëjnë pushime.

    Sipas draft-protokollit për sezonin turistik, çdo njësi akomoduese do të duhet të ketë një koordinator anticovid-19, i cili do të trajnohet nga autoritetet kompetente për të gjithë procedurën dhe masat parandaluese që duhet të ndërmarrë, me qëllim trajnimin nga ana e tij të stafeve respektive. Koordinatori duhet të hartojë një rregullore të brendshme, në përputhje me këtë protokoll masash, do t’i caktojë detyra konkrete stafit si dhe do të marrë masa për furnizimin me mjetet dhe logjistikën e nevojshme. Në çdo rast, i gjithë stafi duhet të pajiset përgjatë gjithë periudhës së shërbimit, me dorëza dhe maska mbrojtëse të higjienizuara.

    Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.