×
  • Lajme
  • Lajme

    Bllokimi i sistemit të drejtësisë, masat e reja s’premtojnë kthim të shpejtë në normalitet

    FrontOnline
    02 Maj 2020

    Seancat gjyqësore nuk janë duke u mbajtur prej gjysmës së dytë të muajit mars. Nuk dihet ende se kur mund të nisin ato, meqë te masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë nuk është përfshirë edhe sistemi i drejtësisë.

    Shumica e seancave gjyqësore, të planifikuara për pjesën e dytë të muajit mars dhe për muajin prill, janë anuluar me qëllim që të shmanget përhapja e virusit COVID-19. Përjashtim bëjnë seancat për caktimin e masës së paraburgimit.

    Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se kjo gjykatë i ka punuar rastet urgjente dhe ato që e rrezikonin parashkrimin.

    “Të gjitha rastet urgjente janë trajtuar. Gjyqtarët e Apelit janë duke punuar”, ka thënë ai.

    Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës kanë thënë se funksionimi i gjykatave varet nga vendimi i Qeverisë. Ky këshill, në vendimin e vet, ka përcaktuar aktivitetet e kufizuara të gjykatave.

    “Reduktohen esencialisht të gjitha aktivitetet në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të gjitha Gjykatat e Kosovës… Kryetarët e Gjykatave të caktojnë gjyqtarët dhe stafin administrativ të mjaftueshëm për të kujdestaruar dhe realizuar vetëm veprimtaritë e natyrës urgjente, ato të caktimit të masave për sigurimin e prezencës së të pandehurve, paraburgimit apo masave tjera, rastet e dhunës në familje, masave tjera si dhe rasteve tjera urgjente që eventualisht mund të paraqiten”, thuhet në vendimin e KGJK-së. Në këtë vendim thuhet se do të mbahen të gjitha seancat për caktimin e masave të paraburgimit ose vazhdimit të tyre./koha/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.