×
  • Lajme
  • Lajme

    Rastet e reja me Coronavirus, 6 në Prizren, 1 në Suharekë

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Në kosovë po vazhdon dita e pestë e bilancit pozitiv në përballjen me koronavirusin ku numri i të infektuarve është shumëfish më i vogël sesa i të shëruarve.

    Sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar 221 mostra e prej tyre vetëm 7 kanë rezultuar pozitive, shkruan lajmi.net.

    Në anën tjetër, 27 pacientë të konfirmuar javë më parë me koronavirus, janë shëruar plotësisht.

    Kështu, shifrat e të prekurve nga koronavirusi mbërrijnë në 813, ndërsa numri i të shëruarve arrin në 298.

    E qytetet të cilat janë shënuar rastet e reja janë Prizreni me 6 raste dhe Suhareka me 1 rast të ri.

    27 të shëruar dhe 7 të infektuar me Covid-19 në Kosovë

    Kjo është komunikata e plotë:

    NJËZET E SHTATË TË SHËRUAR DHE SHTATË RASTE ME COVID-19!

    Sot më 01 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 221 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

    Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatë (7) raste.

    Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës.

    Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e tetë (298) raste.

    Nga data 08 shkurt deri më 01 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.644 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej tetëqind e trembëdhjetë (813) raste, me gjithsej njëzet e dy (22) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

    Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 01 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.372.285 raste të COVID-19 dhe 238.084 raste të vdekjes.

    QYTETARË TË NDERUAR!
    JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
    RUAJENI SHËNDETIN TUAJ! PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

    AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ:

    QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
    MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
    NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
    Ju faleminderit për mirëkuptim!.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.