
Për të paraqitur gjendjen e punëtorëve të sektorit privat zgjodhën konferencën për media.
Kjo formë është më ndryshe se forma që zgjedhte Sindikata e Pavarur e Punëtorëve e Sektorit Privat të Kosovës kur 1 majin e festonte me protestë, raporton “Front Online”.
E në konferencën që u mbajt, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, tha se gjendja e punëtorëve është e rëndë.
“Gjendja e punëtorëve në sektorin privat e rëndë. Qeveristë nuk po bëjnë as minimumin e asaj që duhet të bëjnë për këtë sektor. Qeveritë kanë masakruar punëtorët. Kemi punëtorë që paguhen me nga 130 euro. Edhe përkundër premtimeve se paga minimale do të bëhet 250 euro asgjë s ka ndodhur. Ky është diskriminim”, theksoi ai. /FrontOnline/