
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se e kanë finalizuar marrëveshjen me Nismën dhe sot vetëm do ta hedhin nënshkrimin, raporton Front Online.
“Me Nismën e kemi finalizuar marrëveshjen. Sot vetëm do ta nënshkruajmë”, tha Mustafa.
Tutje, tha se janë pajtuar me AKR-në për koalicion qeverisës.
“Sa i përket Akrs jemi pajtuar që jemi në qeveri. Ai është i paqasshëm, por kemi kontaktuar më parë” theksoi ai. /FrontOnline/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/160701512025468/