
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se atë që bëri mbrëmë ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, nuk do ta bënte kurrë Agim Veliu sa ishte në këtë pozitë.
“E përcolla, rastësisht, mbrëmë zëvendësministrin në detyrë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Në emër të kësaj ministrie, ai pa fije përgjegjësie ligjore dhe as turpi, kërcënonte me arrestim një deputet, kryetar të një partie parlamentare dhe biznesmen qe punëson dhe krijon të ardhura për mijëra familje kosovare. Kërcënonte edhe Presidentin e vendit.I thërriste në mejdan”, ka thënë Mustafa.
Mustafa përmes Facebook ka thënë se në negociatat me Vetëvendosjen ka zgjedhur të parën Ministrinë e Brendshme në mënyrë që subjekti që drejton Albin Kurti të mos e keqpërdorte këtë ministri për qëllime të saja.
https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2875749392491279