×
  • Lajme
  • Lajme

    “LDK’ja u kthye në komoditetin e vjetër, aty ku ndahet hisja e shtetit si pronë private”

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Deputetja Mimoza Kusari – Lila ka thënë se LDK-ja është kthyer në komoditetin e vjetër, aty ku sipas saj ndahet hisja e shtetit si të ishte pronë private, e ku nuk ka parime.

    “E shoh si rikthim të LDK-së, në këtë rast të Mustafës dhe të tjerëve në komoditetin e tyre ku ndahet hisja e shtetit si të ishte pronë private, dhe shumë lehtë merren vesh nëse nuk diskutohen parimet. Përderisa kontradikta e thellë është ajo se çfarë deklaronin përgjatë bisedimeve me Vetëvendosjen. Prej letërkëmbimit të parë, dhjetë ditë iu deshën, dhe deklarata të ndryshme pozitive dhe asnjë kusht”, ka thënë Kusari-Lila në KTV.

    Sipas saj, të dyja partitë kanë shkelur mbi vullnetin e qytetarëve të zgjedhjeve të 6 tetorit.

    “Ky nuk është vullnet i 6 tetorit, kjo është e kundërta. Sikur të ishim me këtë vullnet do të prisnim që bëhen kushtet për të shkuar në zgjedhje. Kjo është dhunim i vullnetit të elektoratit të 6 tetorit. Të dy partitë kanë shkelë mbi atë se me çka kanë fituar votat me 6 tetor”, ka thënë ajo.

    Ajo thotë se AAK-ja madje nuk e përmend fare taksën, derisa e quan këtë koalicionin Thaçi – Mustafa.

    “LDK-ja kishte bërë premtime se s’do të kishte marrëveshje me PAN-in. Tek AAK-ja, Haradinaj ishte aq këmbëngulës për taksën sa i kushtoi me postën e kryeministrit. As edhe një fjali e vetme nuk është për taksën. Është shkelur mbi çdo gjë mbi atë se për çfarë kanë marrë votat. Shumë lehtë mund të themi se ky është koalicioni Thaçi-Mustafa, të tjerët janë përcjellës. Këta përnjëherë duan që të kthehen në të kaluarën”, ka thënë Kusari – Lila.

    Sipas saj tani ka dalur në pah plani i LDK-së.

    “Sikur të mos ishte ky plani që tashmë doli i LDK-së që të kthehej me një qeverisje në një shtet të kapur. Ku është çështja e presidentit, posti për ministrin e Brendshëm, i gjithë ai insistim për të mbajtur poste të tilla, duket se i kanë shërbyer këtij plani. Të diskutosh 5 muaj dhe të nxjerrësh kushte për pozita të caktuara. Krejt kjo duket se ishte në frymën e një skenari, për t’u kthyer për t’i shërbyer presidentit Thaçi”, ka thënë ajo.

    Sipas saj LDK-ja dhe AAK-ja janë bashkuar për shkak të interesave të tyre të ngushta.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.