
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë bërë të ditur se sot do të arrihet marrëveshja për formimin e Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin, raporton portali Front Online.
E para se të arrihet kjo marrëveshje, lideri i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Takimi ndërmjet dy liderëve të partive politike është duke u zhvilluar në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë së kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot do ta mbledh partinë për të diskutuar për arritjen e marrëveshjes me LDK-në./Front Online/
