×
  • Lajme
  • Lajme

    16-vjeçari nga Podujeva i prekur me koronavirus, pas ritestimit del negativ

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    10 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar mbrëmë në Kosovë, nga 250 mostra të testuara.Tre prej tyre kanë qenë nga Komuna e Podujevës, ku dje nanë testuar për COVID-19, por që të gjithë kanë dalë negativë.

    “Dje kanë qenë tre qytetarë nga Podujeva, të tri rastet kanë qenë negativë”, ka deklaruar për Llapi.info Bedrie Rama, epidemiologe në QKMF-në e Podujevës.

    Në një prononcim për Gazeta Blic, epidemiologia Rama ka deklaruar se personi (16-vjeçar) nga fshati Llapashticë e Poshtme, i cili dje është thënë se ka rezultuar pozitiv, sot pas ri-testimit ka dalë negativ.

    “Një rast që ja vlen të përmendet, të cilit i është përsëritur testi. Mbrëmë në orët e vona kemi marr konfirmim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se një person nga Podujeva është pozitiv me COVID-19, mirëpo familja e tij ka bërë kërkesë që t’i përsëritet testi për shkak se kanë qenë të shqetësuar se ai s’ka pasur kontakte me rastet që kanë qenë të infektuar dhe u është pranuar kërkesa, i është përsëritur testi edhe ka rezultuar negativ. Pra, tre raste negativë kanë rezultuar sot, si dhe rasti pozitiv i djeshit nga Llapashtica sot po ashtu ka dal negativ”, ka thënë tutje Rama.Pas rasteve me koronavirus nga Podujeva, Rama ka theksuar se është duke u bërë një listë për rastet kontakte për t’u testuar.

    “Nuk është bërë ndonjë testim të familjarëve, jemi duke hulumtuar rastet e kontakteve dhe jemi duke formuar listën”, ka thënë ajo.Ka shkuar në 232 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë. Të martën janë regjistruar 31 raste të reja shërimi, ndërsa dhjetë raste të reja kanë dalë pozitive nga 250 testime, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.Kjo është dita e dytë rresht kur në Kosovë ka më shumë të shëruar se rezultate të reja pozitive me COVID-19.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.