
Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, ka bërë së fundmi një vizitë në një spital. Ai nuk mbante as maskën mbrojtëse dhe as doreza.
Teksa bëri një vizitë në klinikën Mayo në Minesota, Pence ishte i vetmi person i pranishëm pa mbulesën e fytyrës.
Për këtë veprim, zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u komnetua shumë nga opinioni publik. Kujtojmë që Mike Pence drejton grupin e eskpertëve për koronavirusin.
Ndërkohë në një postim të fshirë në “Twitter”, klinika tha se zv-presidenti ishte njoftuar për vendosjen e maskës.