×
  • Lajme
  • Lajme

    Sonte 31 të shëruar nga Covid-19 në Kosovë

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Pas analizave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rezultuan 31 të shëruar e 10 të tjerë të infektuar me Covid-19, raporton Front Online.

    “Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë:  3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan),

    dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec”, shkruhet në njoftim.

    Lajmin e ka bërë të ditur vet IKShPK përmes një postimi në facebook.

    Njoftimi i plotë:

     

    TRIDHJETË E NJË TË SHËRUAR DHE DHJETË RASTE ME COVID-19!

     

    Sot më 28 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 250 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

     

    Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste.

     

    Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë:  3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan),

    dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec.

     

    Sot më 28 prill 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e një (31) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e tridhjetë e dy (232) raste.

     

    Nga data 08 shkurt  deri më 28 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.955 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e nëntëdhjetë  (790) raste, ndërsa gjithsej njëzet (22) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

     

    Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

     

    Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 28 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.110.702 raste të COVID-19 dhe 215.231 raste të vdekjes.

     

    QYTETARË TË NDERUAR!

     

    JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

    RUAJENI SHËNDETIN TUAJ! PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

    QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

    MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

    NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

     

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.