Autoritetet shëndetësore po ashtu njoftuan se numri i të shëruarve në Turqi vazhdon të rritet ndërsa në 24 orët e fundit 5.018 pacientë të tjerë u shëruan dhe u lëshuan nga spitalet
Ministria turke e Shëndetësisë ka njoftuar se në vend është rritur në 114.653 numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi, ndërkohë 92 viktima nga ky virus janë regjistruan në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet shëndetësore po ashtu njoftuan se numri i të shëruarve në Turqi vazhdon të rritet ndërsa në 24 orët e fundit 5.018 pacientë të tjerë u shëruan dhe u lëshuan nga spitalet.