
Deputetja e PDK-së në të njëjtën kohë edhe këngëtarja, Eliza Hoxha me një postim në Instagram ka treguar se është kërcënuar me jetë.
Me postimin që ka bërë Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se nuk është hera e parë që merr kërcënime të tilla.
Një person në rrjetin social ‘Facebook’, ka shkruar një status në gjuhën angleze, ‘Eliza Hoxha, You are dead’. Ajo ka reaguar, duke shkruar se prej që nga hyrja e saj në politikë merr ofendime dhe kërcënime.
Statusi i Eliza Hoxhës PA NDËHYRJE:
“PASQYRË SHOQËRORE KOSOVARE. Prej se kam hy në politikë përditë të lume marr ofendime publike e edhe në inbox kot e kot… Liria me linqu dhe me stigmatizu në Kosovë është aq e jashtzakonshme sa që kalon në shkelje, abuzim dhe kërcnim të tjetrit ….krejt kjo në emër të lirisë së mendimit dhe veprimit. Kur kësaj ia shton faktorin gjinor ky presion dhe kjo luftë është edhe dy herë më e egër”.
