×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina në javën e tretë të karantinës

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Prishtina ka hyrë në javën e tretë të karantinës si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

    Më vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, më 11 prill u vendos që të ndalohen hyrjet dhe daljet në kryeqytet, si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19, duke i lejuar të qarkullojnë vetëm personat që punojnë e që janë të pajisur me leje të veçante për lëvizje.

    Vendimi për të futur Prishtinën në karantinë është marrë kur instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë, konfirmoi ka 20 persona të infektuar në kryeqytet brenda një dite.

    Ndërsa deri sot, Prishtina regjistron 68 persona të prekur me koronavirus dhe një të vdekur.

    Prishtina ka ashpërsuar edhe masat me mbylljen e shesheve kryesore për shëtitje dhe tubim të personave, duke i lënë vetëm korridoret për kalim.

    Javën që shkoi, kryetari i Prishtinës ka thënë se kryeqyteti mund të dalë nga karantina nëse nuk rritet numri i rasteve të infektuar, ndërkohë që ditët e fundit rezultatet e IKShP-së, e kanë nxjerrë Prishtinën me shifra të ulëta sa i përket rasteve pozitive.

    Megjithatë, Prishtina vazhdon të jetë në karantinë dhe me patrullim të Policisë së Kosovës në të gjitha hyrjet e daljet e kryeqytetit, sikur në të gjitha komunat, duke kontrolluar të gjithë personat që dalin në komunikacion.

    Më 15 prill, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur masa të reja për kufizimin e lirisë së lëvizjes, qytetarët lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm 90 minuta në ditë duke respektuar rregullin me numrin e parafundit të letërnjoftimit.

    Policia e Kosovës ka ndaluar 25 persona gjatë 24 orëve të fundit meqë të njëjtit nuk respektuan vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes, prej të cilëve asnjë rast nuk ishte në Prishtinë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.