
Organizata Syri i Vizionitnë bashkëpunim me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), kanë ndihmuar rreth 400 familje me 1 mijë e 100 pako emergjente për fëmijë nga mosha 0-3 vjeç dhe familjet në nevojë të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në lagjen “7 Shtatori” dhe fshatin Vitomiricë të komunës së Pejës.
Syri i Vizionit po ashtu ka shpërndarë 90 pako emergjente për familjet e izoluara dhe të cilat janë prekur me virusin COVID-19.
Kjo është bërë në bashkërendim me Ekipin Emergjent Komunal dhe Policinë e Kosovës.