
Sot ka vdekur edhe një person nga virusi Covid-19, raporton Front Online.
I vdekuri me inicialet Xh.I, i lindur në vitin 1967, ishte me vendbanim nga komuna e Pejës.
Sipas një njoftimi nga Klinika Infektive, pacienti kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Njoftimi i plotë:
Klinika Infektive njofton se sot më 27/04/ 2020 në këtë klinikë, ka vdekur pacienti Xh.I. (1967) nga komuna e Pejës.
Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive një ditë më parë, me datën 26/04/2020, në orët e pasditës, si i dyshuar për COVID-19.
Të njëjtit i është marrë strisho nazofaringeale për COVID-19 dhe pas analizës për SARS-COV-2, që e ka bërë IKSHPK, i njëjti ka rezultuar se ka qenë me sëmundjen Covid-19, krahas sëmundjeve të tjera shoqëruese.