×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërxhaliu tregon një storje të dhimbshme, kur Ferdonije Qerkezi para 10 vitesh ishte në një takim në Beograd

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    27 Prilli, është Dita Kombëtare e të Zhdukurve. E kush më shumë se në këtë datë, ashtu si edhe çdo ditë tjetër, do ta përjetonte me plagë në zemër e mall që nuk shuhet asnjëherë se Ferdonije Qerkezi.

    Madje, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka zgjedhur ta ndajë një rrëfim mjaftë të dhimbshme, duke u kthyer pas para një dekade, një takim me nënën Ferdonije në Beograd.

    Ky është rrëfimi emocionues:

    Donja jonë.
    Në takimet e Grupit dialogues per te zhdukurit me grupin Sërb protokolli parashef që takimet te mbahen me rendë ne Prishtinë e Beograd. Sa herë që shkojmë ne Beograd, në mënyrë rotative grupin e shoqërojne 2 familjarë nga shoqatat e të zhdukurve. Para 10 viteve nëna Ferdonije ( Donja jonë) ishte me ne ne takim ne Beograd. Si rregull protokollar grupet dialoguese pas takimeve organizojme nga nje dreke – tavoline Suedeze.
    Ne mbaruam takimin i cili zgjati rreth 4 ore ne Pallatin e Federates be Beograd, dhe normal qe kaluam ne sallen tjeter per te drekuar dhe si zakonisht menjehere pastaj nisemi per Prishtine.
    Gjate tere rruges qendroja afer Donës, meqe me te hyrë ne Serbi asaj i’u skuq fytyra dhe ju pershpejtua frymemarrja. E pini nje hap nga kutija e plastikes qe e kishte me vete.
    Une pasi perfundoi takimi, morra nje pjatë qe te marr ushqim per nenën Done se pari. Ajo ishte e ulur ne nje karrigë ne korridor, dhe i’u afrova duke i thene qe kjo pjate eshte per te, se deri atehere skishte ngrene asgje.
    E qoi koken, me sy gjysem te mbyllur, ashtu me butësi ma ktheu; Jo doktor, faleminderit, une e kom marre buken nga shpia, nuk e ha buken e tyre.
    Mbeta i shtanguar dhe mu duk se i shkaktova nje dhimbje …
    Donja hapi qanten e saj , nxorri sendviqet e saj, dhe nje shishe 2 litershe me uje, …as gotë nuk deshti, e piu direkt nga shishja.
    E kom marre edhe ujin prej Gjakovës, se nuk dua asgjë nga këta…që veq ma kan pi gjakun, dhe më kanë marrë krejt çka kam.

    ( per ju qe se njifni – nënës Done i’a kanë vra burrin dhe 4 djemt,…gjysma ende i mungojnë)

    Ishte kerkese e Shpatit qe kete storie ta publikoj ne shenje te Dites Kombetare te te Zhdukurve , 27 Prilli.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.