×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i analistit politik: Koalicioni i ri i LDK-së do të funksionoj më mirë se ai me VV-në

    FrontOnline
    26 Prill 2020

    Analisti politik, Ramush Tahiri, konsideron se qeveria në ardhje, ajo LDK-NISMA-AAK së bashku me pakicat, është një qeveri stabile, e cila me një mundësi të madhe do ta përmbyllë mandatin 4-vjeçar.

    Tahiri thotë për GazetaBlic, se tashmë LDK-ja duket qartë se i ka siguruar numrat për krijimin e qeverisë, dhe se e njejta pritet që deri të enjtën ta formojë ekzeku tivin

    .“Po qeveria e vjetër është shkarku me 2 të 3 e votave dhe qeveria Kurti nuk mundet me ndetjtë në detyrë dhe nuk ke legjitimitet, VV-ja nuk mudnet me rovoku zgjedhjeve sepse e ka vetëm 1 të 4 e Kuvendit,procedurat janë nsë për qeverinë e re, mandatin presidenti ia ka dhanë LDK-së, LDK-ja i ka 28 deputet dhe konsultimet me partitë tjera duket se e ka bë numrin.”

    Sipas Tahirit, qeveria në ardhje, do të funksionojë më mirë se ajo e VV-së së bashku me LDK-në, derisa shprehet, se politikisht Vetëvendosja është më afër si koncept me PDK-në.

    “Është një qeveri stabile, qeveria LVV-LDK nuk mundet me funksioniu pasi u përqanë partnerët e koalicionit. Sa do të funksionon, mendoj që do të funksionoj, dhe mendoj që do të krijohet të enjten. Do të funksionoj më mirë se VV-ja dhe LDK-ja. Në këtë qeveri mendoj që është një qeveri taman e tranzicionit e cila e profilizon ideologjikisht pushtetin. Ma merr menja që nëse vjen në krizë PDK-ja e voton, politikisht VV-ja si koncept është më afër PDK-së.”Ndonëse ishte në plan përfshierja edhe e Aleancës Kosova e Re në koalicionin e udhëhequr nga LDK-ja, lideri i kësaj partie, Behgjet Pacolli, sot ka mohuar se AKR-ja do të përfshihet në qeverinë e ardhshme.

    Ai ka thënë se nuk janë të interesuar të jenë pjesë e asnjë qeverie.“Po e vërtetë, nuk jemi të interesuar të jemi pjesë e asnjë qeverie”, ka thënë shkurt Pacolli.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.