×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Conte: Italia e fillon rihapjen e bizneseve më 4 maj, shkollat në shtator

    FrontOnline
    26 Prill 2020

    Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, tha në një intervistë për një gazetë italiane se vendi i tij do ta fillojë rihapjen e industrisë prodhuese nga 4 maji, ndërsa shkollat do t’i hapin dyert për nxënës nga shtatori.

    “Jemi duke punuar në këtë kohë për ta lejuar rihapjen e një pjese të mirë të bizneseve nga prodhimtaria deri të ndërtimtaria nga 4 maji”, tha Conte në intervistën e dhënë për gazetën “La Repubblica”.

    Ai shtoi se masat e sakta do të bëhen publike më së voni në fillim të javës së ardhshme, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Italia ishte vendi i parë evropian që u godit rëndë nga koronavirusi dhe shteti i parë që vendosi izolim mbarëkombëtar në mars. Rruga e saj drejt rihapjes së ekonomisë po përcillet me interesim të madh nga vendet e tjera.

    Conte tha se kompanitë duhet të vendosin masa të rrepta për mbrojtjen e shëndetit para se të marrin leje që t’i hapin dyert. Megjithatë ai tha se disa biznese që vlerësohen si strategjike, veprimtaria e të cilave është kryesisht e drejtuar nga eksporti, mund të rihapen që në javën e ardhshme pasi e kanë marrë dritën e gjelbër nga autoritetet lokale.

    Shefi i qeverisë italiane gjithashtu njoftoi se shkollat do të rihapen nga shtatori, por shtoi se disa studime kanë treguar se rreziku i infektimit është i lartë. Ai tha se mësimi nga largësia është duke shkuar mirë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.