×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    A është ky vendi më i sigurt dhe i paarritshëm nga COVID-19?

    FrontOnline
    25 Prill 2020

    Me 21 janar, shteti i Uashingtonit u bë shtëpia e rastit të parë të konfirmuar me coronavirus në Shtetet e Bashkuara; më 29 shkurt, ajo që u konsiderua atëherë vdekja e parë në SHBA, që u raportua në Kirkland, Washington.

    Shteti veriperëndimor ka parë më shumë se 12,000 rasteve të COVID-19 dhe afër 700 vdekjeve, duke e bërë atë një nga zonat më të prekura në vend. E megjithatë, Uashingtoni gjithashtu përmban një bashkësi unike që po bën tituj në mediet botërore, pasi një banor i tha gazetës The Guardian, “ndoshta vendi më i sigurt është ky”.

    Në vendin më jugor të Gadishullit Tsawwassen të Kanadasë, por që teknikisht i përket Shtetit të Uashingtonit, sepse është e vendosur në jug të paraleles së 49-të, Point Roberts, është ajo që njihet si një enklavë dhe komunitet i pashoqëruar, pa kryetar bashkie, dhe një kalim dy-kufitar që kërkon të kalosh përmes kontrollit kufitar kanadez përpara se të hysh zyrtarisht në territorin e SHBA-së. Popullsia vlerësohet të jetë një 1.300 banorë – të cilën banorët e përshkruanin si kryesisht të moshuar, kryesisht pensionistë. Dhe, deri në kohën e shkrimit të këtij artikulli, asnjë person i vetëm nuk kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

    Shefi i zjarrfikësve Christoper Carleton i Whatcom County Fire District County konfirmoi për Yahoo Life se “në kohën e kësaj interviste, unë nuk kam ndonjë informacion në lidhje me ndonjë rast pozitiv brenda Point Roberts”. Deri më tani, janë testuar 137 banorë.

    “Point Roberts është një qytet fantazmë”.

    “Nuk ka asnjë krim këtu”, tha Bill Meursing, pensionist dhe vendas i Ishujve San Juan i cili u zhvendos në Point Roberts rreth 20 vjet më parë me gruan e tij, dhe tregoi për Yahoo Life për jetën në ishull.

    “Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”

    Ndërsa Point Roberts tingëllon si një strehë e sigurt, pozicioni i tij i izoluar nuk është thjesht një mbrojtje; është gjithashtu një ndjeshmëri. Popullsia e saj vazhdon të rritet, dhe për shkak se qytetarët e moshuar konsiderohen të jenë me rrezikshmëri të lartë për komplikime të rënda nga COVID-19 për shkak të moshës, do të ishte alarmante që rastet të shfaqeshin në komunitet.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.