×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësimi në distancë, ministrja Bajrami vjen me një mesazh rreth vlerësimit të nxënësve

    FrontOnline
    25 Prill 2020

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) Hykmete Bajremi, ka sqaruar vendimin e saj për “Procedurat e realizimit të vlerësimit të nxënësve gjatë mësimit në distancë”, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, si dhe për “Udhëzuesin për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë” në Kosovë. 

    Ministrja Bajrami ka thënë se  “këto dy dokumente duhet të konsiderohen pjesë integruese e mësimit në distancë. Udhëzuesi për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë sygjeron që vlerësimi i nxënësve gjatë mësimit në distancë realizohet i integruar”.

    Mesazhi i plotë i ministres Bajrami:

    Më 24.04.2020, MAShTI ka nxjerrë vendim për “Procedurat e realizimit të vlerësimit të nxënësve gjatë mësimit në distancë”, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Po ashtu, me ndihmën e shumë ekspertëve kemi përpiluar një “Udhëzues për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë” në Kosovë gjatë periudhës së rrethanave emergjente të krijuara nga pandemia COVID 19 për vitin shkollor 2019/2020.

    Këto dy dokumente duhet të konsiderohen pjesë integruese e mësimit në distancë. Udhëzuesi për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë sygjeron që vlerësimi i nxënësve gjatë mësimit në distancë realizohet i integruar. Ashtu që, gjatë periudhës së mësimit në distancë në rrethana të pandemisë COVID 19 nuk do të zbatohen dispozitat e nenit 3 të Udhëzimit Administrativ 8/2016 për Vlerësimin e nxënësve sipas kornizës së kurrikulës së arsimit parauniversitar në Republikës së Kosovës.

    Në udhëzues kemi ofruar detaje për metodat, mënyrën e format e notimit dhe procedurat e vendosjes së notave në ditarin personal të mësimdhënësit. Notat e vendosura nga mësimdhënësit duhet të raportohen në organet e shkollës, me qëllim të lëshimit të librezave, certifikatave, dëftesave e diplomave për nxënës. Pastaj, në momentin që krijohen kushtet për kthim në shkollë, notat përfundimtare vendosen në ditarin e klasës përkatëse dhe në librat amë.

    Në muajin Maj, do të nxjerrim edhe një vendim për mbajtjen e Testit të arritshmërisë (klasa 9) dhe Provimit të Maturës (klasa 12), në konsultim me autoritetet dhe institucionet përkatëse. Me këtë vendim gjithashtu do të harmonizohen datat për regjistrim në klasën e 10-të si dhe afatet për aplikim për studime në Universitete apo Kolegje.

    Falenderoj edhe njëherë të gjithë ekspertët e angazhuar në përpilimin e udhëzuesit i cili ka qenë kërkesë e shumë mësimdhënësve dhe do të lehtësojë tërë procesin e vlerësimit të nxënësve në këto rrethana të pazakonta.

    Në link gjendet udhëzuesi për vlerësimin e nxënësve, gjatë mësimit në distancë.

    https://masht.rks-gov.net/uploads/2020/04/udhezues-per-vleresimin-e-nxenesve-gjate-mesimit-ne-distance.pdf?fbclid=IëAR2ëjL31TOTYf1UXDVECRIxpufU1AIHl9rqëxe-RyVb8aZkIsjVRU5Zais0

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.