×
  • Lajme
  • Lajme

    Japonia e gatshme të përkrahë Kosovën në përballjen e pandemisë

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë Mitsunori Ogasawara, me të cilin ka diskutuar në lidhje me gjendjen emergjente në Kosovë, për shkak të pandemisë Covid19, masat që Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë, si dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve pas përfundimit të pandemisë.

    Ministri Bislimi gjatë takimit theksoi progresin e deritanishëm në zbatimin e Pakos Fiskale Emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por gjithashtu shprehi nevojën për ndihmën e bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë për tejkalimin e kësaj situate.

    Ndërsa, Ambasadori japonez Ogasawara, shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e situatës së pandemisë si dhe tregoi gatishmërinë e shtetit të Japonisë për ta ndihmuar Kosovën në përballimin e pasojave të shkaktuara. Ambasadori gjithashtu theksoi mundësinë e bashkëpunimit në mes të Japonisë dhe Kosovës në fushën e biznesit pas përfundimit të gjendjes së pandemisë dhe normalizimit të situatës

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.