
Në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së është vendosur që për kandidat për Kryeministër të Kosovës të nominohet Avdullah Hoti, raporton Front Online.
Këtë gjë e ka konfirmuar lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në një konferencë me gazetarë ka pohuar se kërkesë e kryesisë së LDK-Së ishte që emri i po Isa Mustafës të jetë ai për kryeministër, raporton “Front Online”
“Sot diskutuam çështjen e kandidatit tonë për kryeministër. Kryesia e propozon kandidatin dhe këshilli i përgjithshëm e merr vendimin definitiv. Ishte kërkesë e kryesisë që unë ta marrë këtë pozitë në këtë kohë por unë arsyetova që nuk jam në gjendje ta marrë këtë përgjegjësi. Për shkak të disa problemeve fizike që i kam kërkova nga kryesia që të kenë mirëkuptim për mua dhe kërkova që të jepet një emër tjetër”, ka thënë ai.
Mustafa ka folur edhe për emrat tjerë që janë përmendur për këtë pozitë.
“Kemi përmendur Avdullah Hotin, Kujtim Shalen, Lutfi Hazirin, por kryesia vendosi për zotëri Hotin”, ka thënë ai.
Sot, edhe zyrtarisht Presidenti Thaçi ia ka kërkuar liderit të LDK-së, Isa Mustafës emrin e mandatarit, pasi një gjë të tillë nuk e bëri Vetëvendosja./Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/246060376515669/?v=246060376515669¬if_id=1587551718261830¬if_t=live_video_explicit