×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Pandemia i ka rrezikuar mbijetesën komunitetit egjiptian, Qeveria nuk po i del në ndihmë

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Pandemia e koronavirusit i ka goditur të gjithë në Kosovë në njërën apo tjetrën formë.

    Por, më të prekurit nga kjo pandemi, po delë të jenë komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

    Qytetarëve që u përkasin këtyre komuniteteve u është rrezikuar mbijetesa, shkaku i mungesës së gjërave elementare si ushqim, pajisje higjienike dhe barna.

    Kjo gjendje e ka shtyer deputetin egjiptian, Veton Berisha, të kërkojë ndihmën e Institutcioneve.

    Por kërkesa e tij, siç ka thënë ai në një intervistë për Front Online, ka rënë vesh të shurdhër.

    “Problemi kryesor ka qenë se që prej përhapjes së pandemisë jemi ballafaquar me mbijetesë. E kemi thënë edhe më herët komuniteti egjiptian nuk ka pasur rezerva, sidomos me pako ushimore, gjëra higjienike dhe barna. Në të njëjtën kohë kemi kërkuar nga Qeveria dhe Institutcionet që menjëherë të ndihmojë komunitetet me gjërat e nevojshme. Kemi hasur në vesh të shurdhër, nuk kemi marrë përkrahje nga Institutcionet”, u shpreh ai për Front Online.

    Deputeti Berisha ka frikë se kjo situatë do t`i detyrojë qytetarët e komuniteteve t`i thyejnë rregullat e karantinimit.

    “Kam frikë se komuniteti do t`i thejë rregullat dhe do të dalë të mbijetojë. Nga këtu, bëj thirrje që të ndihmohet sa më parë komuniteti egjiptian për shkak se jemi te interesuar me i përfill masat e Qeverisë”, theksoi ai për Front Online.

    Teste vullnetare, anëtarëve të këtyre komuniteteve, nuk u bëhen, raporton Front Online.

    E nga të gjitha ata që me vetë dëshirë kanë shkuar për t`u testuar, fatmirësisht vetëm 2, prej tyre kanë dalur të prekur me koronavirus.

    “Bazuar nga informatat që i kemi nga komuniteti egjipatian dhe ashakli nuk kemi asnjë. Deri më sot të dhënat zyrtare tregojnë për dy të infektuar nga komuniteti rom. Nuk ka teste vullnetare. Të tilla bëhen vetëm në rast të shenjave. Deri me sot nuk ka pasur ndonjë rast që është refuzuar nëse ka pasur nevojë. Identifikim vullnetar prej institutcioneve me dalë për të verifikuar nëse ka të prekur nuk kemi”, u shpreh ai për Front Online.

    Qeveria e Kosovës tashmë ka ndarë mbi 170 milionë euro për të zbutur efektet ekonomike të pandemisë. Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas mund të përfitojnë shumë pak nga kjo ndihmë, pasi ata kryesisht nuk kanë punë të rregullta. / Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.