×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rifillimi i shkollës, Shahini: I kemi gati skenarët, vendimi në fund të prillit

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Ministrja e Arsimit në Shqipëri Besa Shahini në një video-mesazh në rrjetet sociale deklaroi se ende nuk ka një vendim final nëse do të fillojë apo jo shkolla pas situatës së krijuar nga koronavirusi, por nënvizoi se kjo çështje do të zgjidhet në ditët në vijim pas mbledhjes së Task Forcës për pandeminë.

    Ministrja tregoi se janë gati të dy skenarët e nevojshëm në rast rifillimi ose jo të procesit mësimor.

    “Do ta kemi në fund të prillit një vendim final për mbylljen e vitit shkollor. Po shohim me kujdes situatën dhe po presim një vendim nga Task Forca për koronavirusin nëse mund të kthehemi nëpër shkolla apo jo. Sido që të jetë, ne i kemi të gjithë skenarët gati – si në rastin që kthehemi në shkolla apo nëse nuk kthehemi në shkolla – dhe do të zbatojmë njërin nga këta skenarë”.

    Gjithashtu, ministrja Shahini foli dhe për çështjen e maturantëve për të cilët tha se do të botohen shumë shpejt programet e reja orientuese për provimet e maturës të cilat nuk do të përmbajnë tema që nuk janë zhvilluar në shkollë.

    “Studentët kanë një fleksibilitet të shtuar për shkak se provimet i kanë në korrik (zakonisht është një periudhë provimesh). Ne po punojmë shumë ngushtë me rektorët, dekanët, shefat e departamenteve që të shohim se çfarë kanë planifikuar universitetet e ndryshme për mbylljen e vitit akademik. Ne po koordinojmë punët me ta, po i orientojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, por në fund të ditës vendimmarrja është e universitetit”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.