×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi: Kushdo që ka dilema t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, gjithmonë ka të “kënaqur” dhe të “pakënaqur”

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, përmes një shkrim të tij në rrjetin social “Facebook”, ka komentuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, konkretisht rreth gjithë atyre që sot po e interpretojnë Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.Sherifi ka shkruar se sot kemi një kushtetutë dhe shumë interpretues, të varur e të pavarur, partiak dhe jo partiak, të kënaqurit e djeshëm që shndërrohen në të pakënaqurit e sotëm dhe anasjelltas, por si pas tij, të gjithë të lartcekurit pa përjashtim i kanë pranuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe asgjë nuk mund të ndryshoj derisa nuk ndryshon Kushtetuta.

    Postimi i plotë i Sherifit:

    “Një Kushtetutë dhe shumë interpretues të saj! Të “varur” e të “pavarur”! Partiak dhe jo partiak. Gjithashtu një Gjykatë Kushtetuese dhe shumë aktgjykime deri më sot. Asnjë aktgjykim nuk është pëlqyer nga të gjithë, por ka pasur të “kënaqurit” dhe të “pakënaqurit”. Dhe si me rrotacion, të “kënaqurit” e djeshëm shndërrohen në të “pakënaqurit” e sotëm, dhe, anasjelltas, të “pakënaqurit” e djeshëm bëhen të “kënaqurit” e sotëm!Sido që të jetë, e gjithë kjo punë ka vetëm një emërues të përbashkët: qofshin të “kënaqurit” apo të “pakënaqurit”, të gjithë pa përjashtim i kanë pranuar vendimet e saj! As sot nuk ka ndryshuar asgjë dhe nuk mund të ndryshojë asgjë përderisa nuk ndryshon Kushtetuta!Kushdo që merr drejtësinë në duar të veta duhet të jetë i gatshëm të merr përgjegjësinë për veprimet e veta! Prandaj, le të vazhdojmë traditën që kemi ndërtuar së bashku: ata që kanë dilema se një vendim është në kundërshtim me Kushtetutën, le t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese! Cilido qoftë vendimi i saj, si edhe më parë, do të ketë të “kënaqur” dhe të “pakënaqur”…Pa përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të ndërrohen përjetimet!”

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.