×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna Malishevës shpërndanë maska dhe dorëza për qytetarët nëpër dyqane

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Zyrtarët e Komunës së Malishevës, gjatë një vizite nëpër dyqane, markete dhe vende tjera, qytetarëve të cilët rastisën pa maska dhe dorëza, edhe pse numri i tyre ishte i pakët, ju ka shpërndarë këto mjete mbrojtëse, me qëllim të vetëdijesimit të tyre për përdorimin e maskave dhe dorëzave edhe kur dalin në dyqane e markete, si një prej masave më të efektshme për tu mbrojtur nga prekja me virusin COVID-19 dhe për mos përhapje të këtij virusi.

    “Jemi në rrugë të mirë dhe duhet ti kushtojmë edhe pak kujdes kësaj situate. Të gjithë e kemi të vështirë, pasi sot e 39 ditë jemi në karatinë për shkak të kësaj situate, por tani kemi një situatë më të qetë dhe jemi në ditën e gjashtë pa të prekur me COVID-19, përderisa numri i të shëruarve po shkon duke u rritur çdo ditë, prandaj duhet të gjithë së bashku të punojmë në këtë drejtim, që Malishevës ti largohet masa e karantinës. Mbani maska, dorëza, mbajeni distancën fizike kur dilni për tu furnizuar, kushtoni rëndësi pastrimit të duarve, pasi momentalisht kjo është arma e vetme për ta luftuar këtë virus”, ju ka thënë qytetarëve nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajidn Berisha, gjatë vizitave në markete.

    Secili qytetar që është parë pa maska e dorëza, u janë dhënë këtë pajisje mbrojtëse, si dhe është kërkuar nga ata, që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që të gjithë së bashku ta luftojmë këtë virus dhe këtë pandemi, që sa më shpejt të dalim nga karatina dhe i tërë vendi të lirohet nga frika e prekjes me COVID-19.

    “Të gjithë së bashku mund t’ia dalim, pasi situata ka filluar të stabilizohet dhe kemi nevojë edhe për pak durim”, ka thënë Berisha.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.