
Ne një konferencë për media në Mitrovicë të Veriut, janë kontestuar statistikat e disa ditë më parë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, Zlatan Elek ka deklaruar se njoftimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se 25 persona nga Komunat veriore ishin infektuar me koronavirus të dielën, nuk është i saktë, raporton “Kossev”.
Ai ka sqaruar se është shënuar një rast i ri i një mashkulli me koronavirus.
Bëhet fjalë për një banor të Mitrovicës së veriut.
Dje kanë vdekur dy persona, kurse numri i përgjithshëm i viktimave është pesë.