×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Shteti po ecë përpara pavarësisht mohimeve të atyre që përfitojnë duke sharë Kosovën

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Kryetari i PDK-së Kadri Veseli e ka vlerësuar lart përmirësimin e renditjes së Kosovës për liri të shtypit nga Reporterët Pa Kufi.

    Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ngritja për pesë vende e lirisë së shtypit vlen të bëhet e ditur në mënyrë të veçantë për siç tha ai “ata politikanë e opinionbërës të Kosovës që karrierën e tyre e kanë ndërtuar duke mohuar, nëpërkëmbur apo shpërfillur arritjet e mëdha të Kosovës”.

    “Liria e mediave është një ndër shtyllat themelore të sistemit liberal demokratik që kemi ndërtuar me sukses në këto dy dekada liri. Ne krenohemi që Kosova, edhe pse me sfidat e jashtëzakonshme të rindërtimit pas luftës, të shtetndërtimit pas shpalljes së pavarësisë si dhe të përpjekjeve të parreshtura për të konsoliduar sovranitetin dhe subjektivitetin tonë ndërkombëtar, ia ka dalë të ndërtojë një realitet mediatik të lirë e pluralist më të mirë se shumë shtete që kanë jetëgjatësi shumë më të madhe se yni”.

    ” Ky fakt vlen të bëhet i ditur në mënyrë të veçantë për ata politikanë e opinionbërës të Kosovës që karrierën e tyre e kanë ndërtuar duke mohuar, nëpërkëmbur apo shpërfillur arritjet e mëdha të Kosovës. Vlen për të përgënjeshtruar ata që e kanë nxirë e njollosur padrejtësisht shtetin tonë kudo ku kanë folur, brenda e jashtë vendit”, ka shkruar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.