×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli kthen në rigjykim rastin e Enver Sekiraqës

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, duke aprovuar ankesën e palës mbajtëse e ka kthyer në rigjykim rastin e të akuzuarit Enver Sekiraqa.

    Ai muaj më parë ishte shpallur fajtor nga ana e Gjykatë Themelore në Prishtinë, për veprën penale “ Shtytja në kryerjen e veprës penale vrasje e rendë” me ç’ rast ishte dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 30 vjetësh.

    “Kolegji prej tre gjyqtaresh i kësaj gjykate, gjeti se aktgjykimi i ankimuar është nxjerrë në kundërshtim më dispozitat e nenit 384 të Kodit të Procedurës Penale, kjo ngase gjykata e shkalles së parë nuk ka përfillur dispozitat që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor”.

    Po ashtu Apeli vlerësoi se aktgjykimi në fjalë, është i paqartë, i pa kuptueshëm dhe kontradiktor në brendinë e tij, dhe së është i bazuar në prova dhe dëshmi të cilat nuk janë administruar gjatë shqyrtimit gjyqësor. Për këto dhe arsye tjera u vendos që çështja t’i kthehet edhe njëherë gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

    Enver Sekiraqa ishte dënuar me 30 vjet burgim për shtytje të vrasjes së ish-policit Triumf Riza.

    Ai akuzohej për nxitje në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, pasi po pretendohet për nxitje të vrasjes së ish-policit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.