×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    10 shtetas të Kosovës kanë vdekur nga koronavirusi nëpër botë

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    10 shtetas kosovarë të cilët jetonin nëpër shtete të ndryshme të botës kanë vdekur nga koronavirusi.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se deri më tani në diasporë janë 42 shtetas të Kosovës të prekur me COVID-19 ku 10 prej tyre kanë ndërruar jetë.

    Në një përgjigje dhënë për lajmi.net, MPJD ka bërë të ditur se këto të dhëna janë mbledhur nëpër ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës.

    “Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës, përveç marrëveshjeve të mirëkuptimit me qeveritë e vendeve nikoqire për vazhdim të lejes së qëndrimit për të gjithë shtetasit tanë, pa u rrezikuar me penallti, dhe organizimeve për kthimi të organizuar në Kosovë, pas regjistrimit të rasteve emergjente, kanë bërë përpjekje të mbledhin edhe të dhëna për shtetasit tanë që janë prekur nga virusi COVID-19”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

    Sipas kësaj ministrie, 10 kosovarë apo persona që kanë pasur shtetësi të Kosovës kanë ndërruar jetë, përderisa 42 në gjithsej janë të infektuar me koronavirus në vende të ndryshme të botës.

    “Sipas të dhënave të mbledhura nga misionet tona diplomatike, deri më tani nga virusi COVID-19 janë infektuar 42 persona – që janë shtetas kosovarë ose që kanë edhe shtetësi të Republikës së Kosovës. Nga këta të infektuar, 10 veta kanë ndërruar jetë, dhe sipas familjarëve shumica e viktimave kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera kronike, kryesisht nga diabeti apo problemet me frymëmarrje”, kanë bërë të ditur për lajmi.net nga MPJD.

    Kjo ministri ka bërë të ditur se të gjitha këto të dhëna janë jozyrtare, por që janë grumbulluar nga kërkesat për dokumentacione që kanë bërë familjarët e viktimave në ambasadat apo konsullatat e Kosovës.

    “Këto të dhëna janë jozyrtare, ngase institucionet shëndetësore publike ruajnë privatësinë e qytetarëve dhe nuk japin të dhëna të tilla personale, përkatësinë etnike ose origjinën e pacientëve. Këto të dhëna janë mbledhur nga kërkesat për dokumentacione që kanë bërë familjarët e viktimave në Ambasadat apo Konsullatat tona, si dhe nga kontaktet që diplomatët tanë kanë me bashkatdhetarë dhe përfaqësues shoqatash në Diasporë”, kanë treguar për lajmi.net nga MPJD.

    MPJD ka kërkuar nga bashkatdhetarët që të kenë kujdes dhe durim deri në kalimin e pandemisë.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave të COVID-19 dhe njëherësh fton të gjithë bashkatdhetarët të vazhdojnë me kujdes dhe durim, deri në kalimin e kësaj gjendjeje të vështirë për mbarë njerëzimin”, bën të ditur MPJD.

    Theksojmë se në Kosovë deri më tani janë 598 persona të identifikuar me koronavirus, 123 janë të shëruar dhe 16 kanë vdekur.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.