
Dje në Ferizaj u konfirmuan edhe 9 raste të infektuar me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në këtë qytet në 90, raporton Front Online.
Në lidhje me këtë për Front Online foli Bekim Ademi, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë.
Ai tha se pas daljeve të rasteve të reja me Coronavirus, tani janë duke i bërë gati listat e kontakteve.
“Pas konfirmimit të 9 personave me Covid 19, ne si shtab emergjent menjëherë kemi filluar me përpilimin e listës së kontakteve duke shikuar se me kënd kanë pasur kontakte personat e konfirmuar me Covid 19”, tha ai për Front Online.
Ai thotë se një pacient nga Covid-19 në këtë komunë është në gjendje më të rënd.
“Gjendja është stabile me përjashtim të njërit nga pacientet i cila ka simptome më të theksuara”, shtoi ai.
Ai tha se ndihmat nga Ministria e Shëndetësisë janë pjesërisht të kënaqeshe.
“Ndihma nga ana e Ministrisë është pjesërisht e kënaqeshe”, përfundoi ai për Front Online.
Ndryshe, në Kosovë deri më tani kanë vdekur 12 persona, të prekur nga virusi janë 561, ndërsa të shëruar janë 102./Front Online/