×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon mbledhja e LDK-së: Emrat favoritë për postin e kryeministrit!

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Ka kaluar më shumë se një orë prej se ka nisur mbledhja e liderit të LDK-së, me bashkëpunëtorët më të afërt.Burime të Gazeta Blic kanë bërë me dije se ende janë duke diskutuar për emrin e kandidatit për kryeministër nga radhët e kësaj partie.Ndonëse “Kryesia e Ngushtë” ende nuk ka vendosur për emrin e kandidatit për kryeministër, Gazeta Blic merr vesh se janë disa emra që po lakohen për kryeministër.

    Lideri i LDK-së, Isa Mustafa vazhdon të jetë favorit për ta marrë postin e kryeministrit.“Isa Mustafa e ka mbështetjen më të madhe për të qenë kryeministër”, tha ky burim i Gazeta Blic.Ditë më parë edhe deputetët Arban Abrashi e Arben Gashi në deklaratat publike që kanë bërë për medie nuk e kanë përjashtuar opsionin që Mustafa të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër.

    Madje ata e kanë quajtuar si kandidatin më të mirë të mundshëm.Siç mëson Gazeta Blic, si kandidat tjetër favorit është edhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala.Sipas këtij burimi, Kujtim Shala shihet si më i pranueshmi në parti për të qenë kandidat për kryeministër, për faktin se ai mund të jetë faktor që të mos ketë fraksione në LDK.“Lidershipi i LDK-së po sheh si shumë rrezik krijimin e frkasioneve në parti, sidomos rreziku që Vjosa Osmani, e cila ishte kanidatë për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, të krijoj frkasion Brenda partisë. Andaj, emri i Kujtim Shalës do të jetë balanc i ri për ta ruajtur unitetin në parti”, tha ky burim.

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Lifestyle02 Mars 2026
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot në marrëdhëniet tuaja mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të...
    Lifestyle28 Shkurt 2026
    Mërkuri, planeti që ngatërron mendimet dhe komunikimin, do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars në shenjën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.