×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi i VV: Thaçi e Mustafa janë specie politike të ngjashëm me vampirët

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Boiken Abazi që është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një shkrimi në Facebook i ka quajtur Hashim Thaçin e Isa Mustafën vampirë politikë e që sipas tij ata mbijetojën vetëm duke pirë gjak.Ky reagim i Abazit ka ardhur pas paralajmërimeve së këtë javë mund të krijohet qeveria e re LDK AAK NISMA, e që kësisoj VV e PDK do të mbesin në opozitë.

    Ai ndër të tjera ka shkruar se Thaçi e Mustafa kanë vdekur politikisht e për të ekzistuar ata dhunojnë kushtetutë e kundërshtarë politikë, dhe tentojnë t’i nënshtrojnë qytetarët si skllevër të tyre.

    Reagimi i plotë :

    Thaçi e Mustafa janë specie politike të ngjashëm me vampirët. Si vampirët që u krijuan në mesjetë, Thaçi e Mustafa janë përfaqësues të një regjimi të vjetër që duan të rivendosin në Kosovë neofeudalizmin, rendin e ri mesjetar që problemet i zgjidh përmes dhunës e grabitjes së të tjerëve dhe ndarjes së plaçkës mes klaneve të tyre. Si vampirët që kanë vdekur por ekzistojnë vetëm duke i pirë gjakun të gjallëve, Thaçi e Mustafa kanë vdekur politikisht e për të ekzistuar ata dhunojnë kushtetutë e kundërshtarë politikë, dhe tentojnë t’i nënshtrojnë qytetarët si skllevër të tyre. Thaçi e Mustafa, bashkë me klanet që i rrethojnë, politikisht nuk mund të ekzistojnë përveç se si gjakpirës. I është shtuar shumë etja këtë kohë e janë ligështuar se qeveria e re ka qenë si hudhra për vampirët. Zgjedhjet e radhës janë goditja në zemër për ta, që i jep fund ekzistencës së tyre. Para se të marrin goditjen e fundit, dhe nga që e dinë se nuk kanë shpëtim prej saj, ata po orkestrojnë betejën e tyre finale, grusht shtetin që synon gjunjëzimin e qytetarëve dhe prerjen gjakatare të trupit të Kosovës ku duan të shuajnë etjen e tyre. Por nuk e duron më ky popull natën mesjetare ku sundojnë vampirët. Në këtë betejë finale dita, dija e drita do fitojnë mbi errësirën.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.