×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA: Pence, Pelosi shkëmbejnë polemika për testimet për koronavirusin

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Nënpresidenti amerikan Mike Pence dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, shkëmbyen polemika të dielën lidhur me mungesat në testet për koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, por thanë se janë pranë një marrëveshjeje për fonde shtesë për bizneset e vogla të mbyllura nga pandemia, në mënyrë që të mund të paguajnë punonjësit dhe të mund të rihapen kur të vijë koha.

    Pence, kreu i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, tha në emisionin “Fox News Sunday” se beson se ka një numër testesh në dispozicion në gjithë vendin, “të mjaftueshëm” që çdo shtet të fillojë fazën e parë të udhëzimeve të reja të qeverisë për rikthimin gradual të vendit në punë dhe në një ndjesi normaliteti.

    Shtetet e Bashkuara kryejnë aktualisht 150 mijë teste për koronavirusin në ditë, por disa ekspertë thonë se duhen bërë 500 mijë të tilla në ditë. Pence tha se mendon që qeveria mund të arrijë në kapacitetin 300 mijë në ditë, për të cilin shtoi është një numër I mjaftueshëm që t’u japë amerikanëve “besimin dhe mjetet për t’iu rikthyer punë”.

    Megjithatë zonja Pelosi, udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve me shumicë demokrate e sulmoi mënyrën e menaxhimit të krizës nga Shtëpia e Bardhë dhe përgjigjen e ngadaltë të qeverisë për testimet.

    “Jemi shumë mbrapa me testimet”, i tha ajo televizionit Fox News. “Shumë mbrapa. Presidenti merr notë ngelëse”.

    Por si Pence dhe Pelosi thane se Shtëpia e Bardhë dhe ligjvënësit demokratë janë pranë një marrëveshjeje për t’i shtuar edhe 250 miliardë dollarë fondit për të ndihmuar mijëra biznese të vogla në Shtetet e Bashkuara që janë detyruar të mbyllin operacionet e tyre, për shkak të urdhrave për të ndenjur në shtëpi, të 43 prej 50 guvernatorëve të shtetit për të frenuar përhapjen e virusit.

    Presidenti Trump dhe Kongresi fillimisht miratuan një fond prej 350 miliardë dollarësh për biznesin e vogël, por me mijëra aplikime nga bizneset, fondi shterroi javën e kaluar dhe qeveria ndaloi pranimin e aplikimeve të reja.

    Nëse bizneset i shpenzojnë fondet për të paguar punonjësit gjatë tetë javëve të ardhshme, qeveria thotë se ato nuk do të kenë nevojë t’i rikthejnë paratë. Përndryshe, nëse paratë nuk shpenzohen për rroga dy muajt e ardhshëm, ato do të konsiderohen një hua që duhet paguar.

    “Jemi shumë pranë”, tha Pence, për një marrëveshje të re për ndihmën për bizneset e vogla.

    Pelosi tha në emisionin “This Week, të ABC-së se “jemi pranë, jemi në një emërues të përbashkët”, për miliarda dollarë shtesë për bizneset e vogla, për të ndihmuar spitalet që janë të mbingarkuar nga pacientën me koronavirus.

    “Bizneset do t’i marrin paratë pa vonesa”, tha ajo.

    Udhëheqësi i demokratëve në senat, Chuck Schumer i tha CNN’it se “kam shumë shpresë se do të arrijmë një marrëveshje të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes”.

    Pelosi e përshkroi qëndrimin e demokratëve në negociata si “të miratojmë sa të mundemi për ata që po ndihmojnë në këtë luftë në mënyrë që të hapim ekonominë së shpejti”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.