
Nëntë të shëruar nga Covid-19 në Kosovë, numri total i të shëruave shkon në 102
IKSHPK ka konfirmuar 51 raste të reja më Covid-19 në Kosovë, ndërsa numri total i të prekurve nga ky virus prej rastit të parë ka shkuar në 561.
Në të njëjtën kohë, Instituti i shëndetësisë bën të ditur se 9 persona janë të shëruar nga sëmundja pasi kanë rezultuar negativ në testet e dyta. Numri total i të shëruarve nga sëmundja Covid-19 ka shkuar në 102.
‘’Sot më 19 prill 2020, janë shëruar edhe nëntë (9) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e dy (102).’’, thuhet në komunikatën e IKSHPK’së.
Ndërkohë numri i personave të prekur me koronavirus që kanë humbur jetën është 12.