×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati Sanitar i AUV në Prizren ka lëshuar vendime për karantinimin e 11 personave me COVID-19

    FrontOnline
    19 Prill 2020

    Sot Inspektorati Sanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Zyra Regjionale në Prizren, ka lëshuar 3 vendime për karantinim dhe izolim për 11 persona pozitiv në COVID19

    Këtë e ka bërë të ditur për Express zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi, ku ka theksuar se në bashkëpunim me IKSHP po identifikohen edhe personat dhe familjet e kontaktit për mbyllje ne masa të njëjta.

    “Bazuar në Ligjin nr. 02/L-109 Për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, përmes të cilit përcaktohet masa ndaj personave të infektuar dhe kontakt me personat e infektuar. Izolimin e tyre deri në shërim nga sëmundja COVID 19. Pas marrjes së informatës nga IKSHP, Inspektorët lëshojnë vendimet për personat fizik të infektuar dhe të kontaktit. Njëkohësisht njoftohet Policia për mbajtje nën monitorim të personave të lartcekur për zbatim të kushteve”, ka thënë Thaçi.

    Ai ka theksuar se të gjithë qytetarët e prekur me koronavirus janë të obliguar në respektim të masave të caktuara për të ruajtur shëndetin e të afërmeve të tyre dhe ruajtjes së shëndetit publik.

    “Personat njoftohen edhe me pasojat që do të kenë në mos respektim të urdhëresave me vendim. Ne jemi këtu që bashkërisht si institucione të veprojmë sipas vendimeve dhe urdhëresave të qeverisë për luftim të sëmundjes infektive COVID 19. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka mobilizuar të gjithë inspektorët për veprim me qëllim të ruajtjes se shëndetit publik”, ka theksuar Thaçi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.