×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Po vazhdojmë me zbatimin e masave strikte kundër Covid-9, situata është nën kontroll

    FrontOnline
    19 Prill 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur në takim të mëngjesit Komitetin e Emergjencave, me pjesëmarrje edhe të Sazan Ibrahimit, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku ka njoftuar se pavarësisht dy rasteve të fundit të lajmëruara me Covid-19, situata është nën kontroll.

    “Në Zhegër dhe në Vrapҫiq është mbyllur përfundimisht burimi i infeksionit sepse të gjitha rastet janë shëruar plotësisht. Jam në komunikim me ministrin e Shëndetësisë për lehtësim të masave atje. Edhe në dy raste në Gjilan është mbyllë burimi i infeksionit”, tha Haziri.

    “Po vazhdojmë në Lladovë, Malishevë të Epërme dhe në lagjen Arbëria me zbatimin e masave strikte, si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit. Situata është nën kontroll dhe në mbikëqyrje të organeve tona”, tha ai, derisa ka njoftuar se nga dje kanë filluar me gjoba ndaj shkelësve të rregullave.

    “Ju lutem që të vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse nga dje kemi filluar me dënimet mantatore sepse ndaj shkelësve të rregullave nuk ka më tolerancë. Policia e shtetit do të reagojë së bashku me inspekcionin komunal në parandalim, masa dhe instrumente që i aplikojmë në zbatim të ligjit kundër përhapjes së sëmundjeve infektive”, ka thënë Haziri.

    Në këtë konferencë, kreu i Gjilanit ka falënderuar Sazan Ibrahimin për mbështetjen dhe koordinimin e punëve me Qeverinë e Kosovës, të cilin e ka nderuar me mirënjohje për mbështetjen e parezervë.

    Ndërkaq, Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës e ka falënderuar Hazirin për mirënjohjen, duke thënë se ndihet i privilegjuar.

    “Pata nderin dhe kënaqësinë të jem në takimin e shtabit të emnergjencave, ku u njoftova me planin e veprimit sa i përket parandalmit të përhapjes së Covid-19.. E rikonfirmoj edhe nga këtu përkrahjen e madhe të Asociacionit ndaj Gjilanit dhe komunave tjera në përballimin e kësaj pandemie”, ka thënë Ibrahimi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.