×
  • Lajme
  • Lajme

    Luftëtarët e Pejës nuk pranojnë testet e siguruara nga Serbia, i drejtohen Shqipërisë për ndihmë

    FrontOnline
    19 Prill 2020

    Luftëtarët e Pejës nuk po i pranojnë testet e siguruara nga Serbia, dhe i janë drejtuar Institucioneve të Shqipërisë përmes një letre.

    “Duke qenë kështu kërkojmë nga Ju që të ndihmoni popullin tonë me një sasi të testeve për Covid19, sipas mundësive që keni ju si shtet dhe mos të lejoni që të helmohemi me helmin e atij shteti që vrau mbi 11 mijë qytetarë të pafajshëm vetëm e vetëm se ishin shqiptarë që nuk duronin robërinë”, thuhet në letrën e tyre.

    Nga: Luftëtarët e Pejës

    Lënda: Letër e hapur institucioneve të Republikës së Shqipërisë.

    I nderuar President z. Ilir Meta

    Kryeministër z. Edi Rama

    Kryetar i Kuvendit z. Gramoz Ruçi

    Siç jeni të informuar, Qeveria e Kosovës ka pranuar një donacion (teste për covid 19) nga shteti që ushtroi gjenocid mbi popullin tonë.

    Qytetarët e shumtë e në veçanti ish luftëtarët dhe familjet e Dëshmorëve të Luftës Çlirimtare, kanë shprehur indinjatën e tyre të thellë për këtë veprim, andaj janë të vendosur qe mos të lejojnë të testohen me ato teste që kanë ardhur nga Serbia.

    Duke qenë kështu kërkojmë nga Ju që të ndihmoni popullin tonë me një sasi të testeve për Covid19, sipas mundësive që keni ju si shtet dhe mos të lejoni që të helmohemi me helmin e atij shteti që vrau mbi 11 mijë qytetarë të pafajshëm vetëm e vetëm se ishin shqiptarë që nuk duronin robërinë.

    Duke qenë të bindur se kërkesa jonë do të realizohet, sikur çdo herë kur kishim nevojë për ju, Atdheu jonë Shqipëri, paraprakisht ju falënderojmë dhe kërkojmë nga ju qe ai donacion të vie me dedikim për qytetarët dhe luftëtarët të cilët nuk pranojnë të testohen me teste serbe.

    Nga pjesa tjetër e Atdheut e quajtur Kosovë, ne bijtë e tu Shqipëri.

    Pejë 19 prill 2020

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.